RCCOLA

Surdulli: Kontesti kufitar në Karaqevë duhet të zgjidhet me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Ish kreu i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli dhe kryetar i degës së LDK-së gjatë një takimi që ka pasur me KFOR-in gjerman është vlerësuar se kontestit kufitar në Karaqevë duhet të zgjidhet në bisedimet mes palës kosovare dhe asaj serbe, por gjithsesi me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar.

Surdulli ka shkruar se në këtë takim me KFOR-in gjerman është biseduar për gjendjen e sigurisë në Karaçevë, por edhe atë politike në rrethinë dhe më gjerë.

Fundamenti

Surdulli ka thënë se gjermanët janë të përkushtuar për të ardhmen më të mirë të Republikës së Kosovës, por vet qytetarët duhet ta ndryshojnë gjendjen për të mirë. “Për problemin e kufirit kontestues në Karaçevë, duhet të pritet për tu zgjidhur me bisedime mes palëve Kosovare dhe asaj të Serbisë, me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar” ka thënë Surdulli./rajonipress/