KKVITI

Surdulli kërkon nga Qeveria të krijojë kushte për fillimin e mësimit në komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kërkoj nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës të ndërmarrin masa shtetërore për fillimin e mësimit në komunën e Kamenicës në shkollat Busavatë, Petroc, Karaçevë e Poshtëme, Kopërnicë, Shipashnicë e Poshtëme, Dajkoc, Krilevë, Strezoc, Desivojcë, Poliqkë, Lisockë, Krenidell dhe në të gjitha paralelet e ndara të fshatrave tjera ku tani nuk po mbahet mësimi ka shkruar Shaip Surdulli.

KKVITI

Kjo “reformë”, si e tillë ka qenë e gabuar qysh në fillim për shkak se nuk i përgjigjet as vendit dhe kohës, është jo profesionale, pa marrëveshje me prindërit e nxënësve dhe MASHT-in. Tani në kohë pandemije nga Covid19 rrezikon edhe shëndetin e nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe personelit tjerë të shkollave, prandaj duhet menjëherë të ndalet dhe të vazhdohet mësimi në të gjitha shkollat ku i plotësojnë kushtet.
E këshilloj Kryetarin e Kamenicës z. Qendron Kastrati që mos të lodhet me bërë apele, mos të lavdërohet se nuk ka çka më bërë as Qeveria e Parlamenti, t`i dëgjoj prindërit dhe qytetarët e Kamenicës, sepse pa vullnetin e tyre, çdo reformë e tillë është jodemokratike dhe e dëmshme për të ardhmen e fëmijëve tanë. Tek e fundit populli është fuqia më e madhe që veprimet e dhunshme, terrorizuese, mohuese dhe të tjera negative ti kthej në aspektin pozitiv në mënyrë demokratike ka shkruar ish kreu i Kamenicës Shaip Surdulli./rajonipress/