RCCOLA

Surdulli kërkon mobilizim të fuqishëm për procesin zgjedhor brenda LDK-së

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Shaip Surdulli, e ka informuar degën lidhur me sinjalin që ka marrë nga Kryesia Qendrore e LDK-së, që së shpejti do të ketë zgjedhje brenda LDK-së, i cili kërkoi një mobilizim sa më të fuqishëm rreth procesit zgjedhor.

Mbledhjen e hapi Kryetari i degës së LDK-së në Kamenicë z.Shaip Surdulli,i cili informoi të pranishmit lidhur me sinjalin që ka marrë nga Kryesia Qendrore e LDK-së që së shpejti do të ketë zgjedhje brenda LDK-së, i cili kërkoi një mobilizim sa më të fuqishëm rreth procesit zgjedhor dhe demokratik në degën e LDK-së në Kamenicë.
Në takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin Komunal, rreth zgjedhjes së Kryesuesit në Kuvendin Komunal, ku LDK dega Kamenicë i ka dhënë mbështetje anëtarit të Kryesisë njëherit Kryetar i nëndegës së LDK-së në Koretin, z. Sejdi Kurteshi, kandidat potencial për Kryesues në Kuvendin Komunal.

Me këtë rast edhe njëherë u dëshmua që të gjithë të tjerët bëhen bashkë për interesa të ngushta personale kur është në garë ndonjë kandidat i LDK-së dhe si pasojë e kësaj zgjidhet kryesues i kuvendit komunal delegati i vetëm i subjektit të Nismës,pra po shihet me çfarë legjitimiteti dhe përfaqësimi e kemi tani kryesuesin e kuvendit komunal. Po ashtu u kritikua udhëheqja e keqe e Kryetarit të komunës me theks të posaçëm që kryetari ka ende Nol Nushin delegat te kuvendit komunal të Prishtinës shef të kabinetit te kryetarit,të cilin e ka angazhuar edhe me e udhëhequr drejtorinë e Urbanizmit,deri sa ende formalisht është e emëruar Arta Gashi nga komuna e Prishtinës drejtoreshë e urbanizmit,por kjo e fundit fare nuk punon në urbanizëm deri sa vazhdon me marrë pagën e drejtoreshës. Drejtoria e buxhetit dhe financave po ashtu udhëhiqet nga një qytetar i komunës së Gjilanit. Në këtë mbledhje u përmend edhe sjellja e ulët dhe jo profesionale e ushtrueses së detyrës së drejtorisë së arsimit ndaj znj.Besa Krasniqi, nënkryetare e Degës së LDK-së dhe delegate në kuvendin komunal në Kamenicë me rastin e një vizite në gjimnazin “Ismail Qemali” në ditët e grevave të para disa ditëve të punëtorëve arsimor. E çmojmë pozitivisht vendimin e komisionit disiplinor të komunës për shpalljen e pa fajësisë ndaj prof Besa.

Në këtë takim u diskutua edhe rreth aktivitetit të degës së LDK-së nga anëtarët e Kryesisë.

Uji Dea

Nga Kryetari u përmend nevoja që të emërohet një Sekretar i Degës dhe një zëdhënës i Degës, deri në zgjedhjet e reja. Keto dy funksione deri më tani janë ushtruar me plot sukses nga z.Alban Mehmeti,i cili për arsye të punësimit në prokurorinë shtetërore të Republikës së Kosovës, nuk mundet me vazhdua me aktivitete politike.

Nga të pranishmit u propozua z.Ibrahim Kryeziu si sekretar i degës së LDK-së në Kamenicë,ku në mënyrë unanime u votua, kurse për zëdhënës u propozua z.Besim Dërmaku, i cili gjithashtu u votua unanimisht.

Në fund të takimit Kryetari Surdulli i uroi të sapo zgjedhurve për pozitat e tyre duke vazhduar me unitet dhe punë të mira në vazhdimësi thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Dega në Kamenicë./rajonipress/