UBT

Surdulli: Ka pasur dhe ka investime edhe në fshatrat e Kamenicës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kreu i Kamenicës Shaip Surdulli tha për rajonipress se megjithatë edhe në fshatrat Muqivërcë e Berivojcë, ku janë ankuar përfaqësuesit e tyre ka pasur dhe ka investime , por kuptohet që Komuna e Kamenicës nuk e ka në plan të bëjë diçka ekstra për këshillat lokale sepse këshillat lokale mund të bëjnë vetëm propozime, kurse Kuvendi vendos për çështjet madhore të komunës.

Kreu i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli nuk është pajtuar me konstatimet e krerëve të Bashkësive Lokale të Kamenicës, të cilët janë ankuar se Komuna po i anashkalon, dhe nuk po i merr parasysh projektet e tyre dhe po i trajton vetëm si kukulla.

Këto kritika në adresë të komunës janë bërë nga Adem Hashani, kryetar i Bashkësisë Lokale të Muçivercit dhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Berivojcës, Bekim Leci.

Por Surdulli për rajonipress tha se nuk janë të vërteta ankesat e fshatrave se gjoja komuna nuk i njeh këshillat dhe kryetarët e këshillave lokale. “Realisht ata herë pas here thirren në debatet me qytetarë sidomos për planifikimin e buxhetit komunal si dhe planin zhvillimor komunal” tha Surdulli.

Fundamenti

Surdulli tha se kryetarëve të këtyre bashkësive lokale u merren parasysh propozimet e tyre për buxhetin, për projektet, por kuptohet se Kuvendi komunal sipas ligjit për vetëqeverisjen lokale nuk është ai që vendos për aprovimin e buxhetit dhe projekteve në territorin e komunës.

Surdulli tha se megjithatë edhe në fshatrat Muqivërcë e Berivojcë ku janë ankuar përfaqësuesit e tyre ka pasur dhe ka investime , por kuptohet që Komuna e Kamenicës nuk e ka në plan të bëjë diçka ekstra për këshillat lokale sepse këshillat lokale mund të bëjnë vetëm propozime, kurse Kuvendi vendos për çështjet madhore të komunës.

Kreu i Kamenicës u ka dhënë edhe një vërejtje miqësore këtyre përfaqësuesve lokal..”Vërejtjet e tyre janë të mirëseardhura, por nuk do të thotë që vetëm me vërejtje e ankesa kryhen punët, derisa ata më mirë është që të punojnë që ndonjë projekt ta realizojnë edhe me bashkëpjesëmarrjen e komunitetit me komunën apo me ndonjë organizatë ndërkombëtare” tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.