Surdulli : Jam i kënaqur me procesin zgjedhor

Kamenicë – Shaip Surdulli kandidat për kryetar komune nga radhët e LDK-së tha se është optimist për fitore ndërsa ka falënderuar qytetarët për një fushatë të qetë e korrekte.
Kreu i Kamenicës dhe Kandidati për kryetar komune Shaip Surdulli pas votimit tha për gazetar se është i kënaqur me procesin e votimit dhe me një fushatë të qetë e korrekte.
Surdulli tha se është optimist nga këto zgjedhje dhe pret fitore. “Kemi punuar me përkushtim dhe kemi qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe jam i bindur se ky mund i yni do të shpaguhet” tha Surdulli./rajonipress/