FITORJA

Surdulli : Jahjaga dhe Thaçi duhet ta vizitojnë Karaqevën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shaip Surdulli ka bërë një sensibilizim të madh gjatë vitit 2012 për të tërhequr vëmendjen e institucioneve qendrore që të dalin në vendin e ngjarjes për të parë se si jetojnë banorët e Karaqevës. Jahjaga dhe Thaçi është dashur kaherë të vijnë në atë pjesë dhe të inkurajojnë qytetarët e zonës kufitare thotë Surdulli për rajonipress.

Kreu i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli edhe pse ka bërë një sensibilizim të madh të vijës kontestuese kufitare në Karaqevë , ai nuk është i kënaqur me injorimin që deri tani i kanë bërë institucionet qendrore Kamenicës, po në veçanti kontestit kufitarë në Karaqevë.

Fundamenti

Surdulli për rajonipress tha se presidentja e Kosovës si edhe Kryeministri Thaçi është dashur dhe duhet ta vizitojnë komunën e Kamenicës, për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik institucional dhe ndërkombëtar që Kamenica ka nevojë për rregullimin e infrastrukturës sidomos rrugore, për përkrahjen e popullatës që të vazhdojnë qëndrimin në zonën kufitare me kushte më të mira të jetës, e sidomos për të inkurajuar qytetarët e zonës kufitare të Karaqevës, të cilët vazhdojnë me prezencën mbi kokë të ushtrisë, policisë e xhandarmerisë serbe.

Surdulli tha se Harta e Kosovës në këtë zonë që e njeh KFOR-i është e falsifikuar nga marrëveshja e Kumanovës në vitin 1999 me rastin e hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe kjo hartë duhet të korrigjohet sa më shpejtë.”Unë besojë se viti 2013 duhet të jetë vit i qartësimit përfundimtarë i vijës kufitare në Karaqevë. As banorët e as ne si komunë nuk mund të jetojmë me këtë brengë pasigurie. Institucionet qendrore e kanë mundësinë që të kyçin ekspert të fushave të ndryshme sepse ne nuk kemi për çka të frikësohemi kur dokumentet flasin se ajo pjesë ku tani ndodhet xhandarmëria serbe ka qenë gjithmonë territor i Kosovës” tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.