GRANDEMALL

Surdulli: Isa Mustafa kryeparlamentar dhe kryetar i LDK-së edhe për një mandat

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ish kreu i Kamenicës Shaip Surdulli dhe kryetar i LDK-së në këtë qytet tha për rajonipress se ai beson që së paku edhe për një mandat LDK-në do ta vazhdoj ta udhëheq Isa Mustafa sepse i plotëson të gjitha kushtet për ta udhëhequr LDK-në. Është njeri i sjellshëm, familjar, shumë profesional, njeri i shkencës dhe dijës edhe për ekonomi, por edhe për politikë. Kryeministrit tani në detyrë Hashim Thaçi dhe Qeverisja në shkuarje e koalicionit PDK-AKR- Partia e Drejtësisë- Minoritetet, janë dëshmuar si qeverisje të korruptuara, të kriminalizuara thotë Surdulli.

Shaip Surdulli duke komentuar zhvillimet politike thotë se LDK-ja bëri mirë që hyri në grupin e bllokut VLAN dhe nuk mbeti në opozitë. “LDK-ja në këtë situatë nuk ka arsyeje me qenë në bllokun opozitar, sepse pas ish zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit 2014 u formua blloku i subjekteve politike LDK-AAK-NISMA, e para disa ditëve këtij blloku iu shtua edhe VV dhe besoj që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës në bazë të Vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese deputetët do të gjejnë zgjidhje dhe Akademik Isa Mustafa do të zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës. E më pastaj do të formohet edhe Qeveria e Kosovës nga ky bllok që po quhet me shkurtesën LAN+VV”, raporton rajonipress.

Surdulli thotë se parimisht LDK nuk mund të jetë e kënaqur aq më parë kur humb diçka të rëndësishme, e në këtë rast LDK-ja ka humb pozicionin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës. “Por kur është në pyetje ndërrimi i Kryeministrit tani në detyrë Hashim Thaçi dhe Qeverisja në shkuarje e koalicionit PDK-AKR-Partia e Drejtësisë-Minoritetet, që janë dëshmuar si qeverisje të korruptuara, të kriminalizuara,etj, atëherë e vlen kompromisin që LDK-ja e ka bërë që Akademik Isa Mustafa të jetë Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga AAK të jetë Kryeministër, kurse pozitat tjera qeverisëse të ndahen në mes të anëtarëve të bllokut, proporcionalisht me përqindjet e fituara në ish zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014”.

Uji Dea

Surdulli tha se unë besoj që së paku edhe për një mandat LDK-në do ta vazhdoj me udhëhequr Isa Mustafa sepse i plotëson të gjitha kushtet për ta udhëhequr LDK-në. “Është njeri i sjellshëm, familjar, shumë profesional, njeri i shkencës dhe dijës edhe për ekonomi, por edhe për politikë. Në zgjedhjet e kaluara partiake të LDK-së, unë personalisht kam pasur dëshirë me e udhëhequr edhe më tutje LDK-në, Fatmir Sejdiu, por nga momenti i rezultatit të zgjedhjes së Isa Mustafa me besim të plotë vazhdoj ta njoh dhe respektoj rezultatin e atyre zgjedhjeve për Kryetarin aktual dhe strukturat më të larta të LDK-së që janë Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e LDK-së”.

Ndërkaq për Fatmir Sejdiun Surdulli thotë se vazhdon ta mbaj respektin që e meriton, i cili nuk është aspak i anashkaluar nga LDK-ja. “Ai është shumë i dobishëm për LDK dhe besoj që do të vazhdoj të punoj për të mirën e shtetit të Kosovës në përgjithësi dhe për të mirën e LDK-së në veçanti”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.