UBT

Surdulli: Investimi në shkolla prioritet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në shkollën fillore “ Skënderbeu” në Kopërnicë, është bërë përurimi i punimeve të përfunduara, të ngrohjes qendrore, ngjyrosjes, renovimi i kulmit dhe fasadimi i shkollës.

Qemajl Biçku drejtor i shkollës fillore “ Skënderbeu”, paralelja e ndarë fizike në Kopërnicë, tha se u jemi mirënjohës Kryetarit Surdulli, që si prioritet e kishte vënë shkollën e Kopërnicës, për të investuar në përmirësimin e kushteve në këtë objekt edukativo arsimorë. “Këto punime kanë përfunduar me sukses, dhe kjo vepër sot u bë realitet , vepër e cila ka gëzuar nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë banorët e këtij fshati”. ka thënë Biçku, duke shtuar se suksesi i nxënësve me krijimin e këtyre kushteve do të jetë edhe më i madh.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ndër të tjera tha se shkollave, vazhdimisht u kemi dhënë përparësi, brenda mundësive tona financiare dhe në shumicën e shkollave kemi investuar për rregullimin e nxehjes qendrore, renovime , fasadime etj.

UBT

Ai tha se janë realizuar dhe po realizohen edhe projekte të tjera të infrastrukturës si në qytet ashtu edhe në fshatra ndërsa në fshatin Kopërnicë, vitin e ardhshëm kemi paraparë rregullimin e fushës së sportit për shkollën tuaj si dhe disa punë të tjera.

Ndërsa, përgjegjësi i kësaj shkolle Ramadan Beqiri thotë se tani janë krijuar kushte shumë më të mira për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, krejt kjo duke e falënderuar Kryetarin e Komunës së Kamenicës Shaip Surdullin dhe Drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit Fahrije Kryeziu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: