Fundamenti

Surdulli: Investimet publike nuk po shtrihen barabarësisht në të gjitha vendbanimet dhe lagjet e saj

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Lagjja e “Gjyrishecve”, e Përlepnicës, në afërsi të “Vali Ranch” mes këtyre dy vendbanimeve përkatësisht qendrës hoteliere turistike, është për keqardhje që asaj sot i mungon infrastruktura bazike, i mungon rruga, i mungon uji, ndriçimi publik, etj. Shumë herë banorët e kësaj lagjeje kanë bërë kërkesë në Komunë për t’ua shtruar rrugën e cila nuk ka më tepër se 500 m gjatësi është shprehur Shefik Surdulli këshilltar komunal.

Surdulli ka thënë se është ë çuditshme që krejt në afërsi të pendës së Përlepnicës, atyre nuk iu mundësohet kyçja në këtë ujësjellës.

RCCOLA

“Gjatë bisedës me njërin nga banorët e kësaj lagjeje, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, z. Mehmet Emini, ata janë të gatshëm edhe të participojnë në ndërtimin e rrugës, ndonëse buxheti i Komunës mbushet edhe nga taksa e tyre mu për këtë qëllim.
Duke e parë si të arsyeshme dhe të domosdoshme kërkesën e banorëve të lagjes së « Gjyrishecve » të Përlepnicës, në seancën e fundit të këtij viti, unë kërkova nga drejtoria e Shërbimeve Publike që të përqendrojë vëmendjen e saj në këto investime publike, jetike për këta banorë” është shprehur Surdulli./rajonipress/