Mobi Casa

Surdulli inspekton punimet në Roganë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kreu i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli tha për rajonipress se tashmë kanë filluar të rregullohen dhe asfaltohen disa rrugë të rëndësishme në fshatrat dhe vet qytetin e Kamenicës. Përkushtimi ynë për të pasur infrastrukturë të mirë dhe moderne nuk ka munguar asnjëherë tha ai.

Shaip Surdulli është ndier krenar kur ka vizituar disa nga rrugët që tashmë janë duke u përgatitur për tu asfaltuar. Ai së fundit ka vizituar një rrugë në Roganë dhe është ndarë i kënaqur.

Sipas tij tashmë ka filluar përgatitja për asfaltimin e disa rrugëve lokale me pjesëmarrje të qytetarëve në Kamenicë, Berivojce, Koretin, Topanicë, Hodonoc, Rogaqicë, Muqiverc, Dajkoc, Karaqevë e Ëpërme, Karaqevë e Poshtme.

Mobi Casa

Rrugët në Berivojcë dhe dy rrugë në Koretin janë të kontraktuara me operatorin “Zuka” nga Gjilani me vlerë 154.000 euro, kurse rrugët në lokalitetet tjera janë të kontraktuara , me operatorin “Varna Comerc” nga Novosella e Komunës së Kamenicës në bashkëpunim me operatorin “Papemburg” të Sojeves me vlerë prej 284.000 euro tha Surdulli.

Surdulli tha se vetëm në fshatin Rogaqicë, ku edhe ishte në vizitë janë në përgatitje asfaltimi i dy rrugëve lokale njëra te lagjja e Rrudhaneve dhe tjetra nga ambulanca shëndetësore deri te fabrika e mobilieve “Besiani” në drejtim të fshatit Novosellë, vlera e të cilave është 71.261,75 euro.

Surdulli tha se qytetarët e këtyre lokaliteteve janë shumë të kënaqur që do të asfaltohen këto rrugë lokale, ku në vizitën në Rogaqice na është bashkangjitur edhe Besnik Rrudhani, delegat i Kuvendit Komunal, Hamdi Kryeziu, Afrim Rrudhani, Nijazi Rrudhani, e shumë qytetarë të tjerë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.