FIDANISHTJA

Surdulli: Ibrahim Matoshi është krejtësisht i pafajshëm dhe duhet të lirohet sa më parë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Nuk është ky rasti i parë që policia serbe arreston në kufi qytetarët e Verbicës (së Kmetocit), në këtë rast bashkëvendësit e mi! Rasti i parë i pas luftës i arrestimit nga policia serbe, ishte me Abdullah Robellin (tani i ndjerë). Arrestimi i djeshëm i bashkëvendësit tim, Ibrahim Matoshi, i cili po kthehej në Gjermani atje ku jeton dhe punon me nder me familjen e tij, për ne është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm si akt i dhunës dhe shkelje e të gjitha konventave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut ka thënë Shefik Surdulli këshilltar komunal nga radhët e PDK-së dhe bashkëvendës i Ibrahim Matoshit.

GRANDEMALL

Ibrahim Matoshi, stomatolog në Gjermani, vie nga një familje përparimtare atdhedashëse, me prejardhje nga Gmica, ku të parët e tijë ishin vendosur pas dëbimit masiv të dhunshëm – golgotës shqiptare, më 1878, nga Toplica. Ibrahim Matoshi ishte shembull për të mirë i një të riu shqiptar të edukuar, i urtë dhe entuziast pēr dije e përparim. Me këtë rast, kërkojmë nga institucionet tona shtetërore, të përdorin autoritetin e tyre tek mekanizmat ndërkombëtar të BE-së, që të bëjnë të mundur lirimin e menjëhershëm nga burgu në Serbi, të Ibrahim Matoshit, nga Verbica ka thënë në reagimin e tij, Shefik Surdulli, këshilltar komunal nga PDK, me banim në Verbicë të Kmetocit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.