Uji Dea

Surdulli: Hogoshti vatër e Lidhjes Demokratike të Kosovës

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në prani të qindra banorëve të fshatit Hogosht, të mërkurën u mbajt tubimi parazgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Tubimin e madhështoj edhe prezenca e deputetes së LDK-së, Lirije Kajtazi.

Kryetari aktual i komunës së Kamenicës, njëherit kandidati për kryetar komune, Shaip Surdulli, thotë se këtë fshat e vlerëson shumë, një fshat me tradita e vlera historike, me traditë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, andaj përgëzoj për kontributin e çmueshëm për LDK-në.

“Renovimi i shkollës është aprovuar, asfaltimi i rrugës është kontraktuar, në mandatin 4 vjeçar, do të bëhet ndriçimi i tërësishëm i fshatit, rregullimi i kanalizimit, ujësjellësit të fshatit, asfaltimi i çdo rrugice, rregullimi i fushës sportive, kërkesë e dhënë nga të rinjtë e fshatit, bursa për studentë, subvencione për bujqësi etj” ka thënë Surdulli.

Deputetja, Lirije Kajtazi, tha se falënderimet e njëpasnjëshme tuajat që u drejtuan për kryetarin e tanishëm dhe të ardhëm janë të qarta. Prezenca e juaja kaq madhështore tregon qartë se fitorja e LDK-së, është e padiskutueshme në komunën e Kamenicës.

Mobi Casa

“Jam e bindur se fitorja me 3 , do të jepni edhe një mundësi kryetari Surdulli, që të vazhdojë të realizoj projektet e parapara edhe për mandatin 4 vjeçar” ka thënë Kajtazi.

Kurse, Kryetari LDK-së, nëndega në Hogosht, njëherit Kryetar i këshillit Lokal të fshatit Hogosht, Haqif Agaj, thotë se nën udhëheqjen katër vjeçare të Surdulli, janë ndarë subvencione për bujqësi, bursa për student, asfaltimi i rrugës, pastrimi i lumit të fshatit, ndriçimi publik, rregullimi i trafostacionit, meremetimi i shtëpisë së shëndetit etj.

Ndërkaq, sekretari i LDK-së, njëherit bartës i listës së LDK-së, Jeton Biqkaj, dhe kandidatja për asamble komunale, Abetare Agaj, thanë se Hogoshtasit gjithmonë e kanë dëshmuar se janë përkrahës të mëdhenj të LDK-së. Andaj këta të fundit, ftuan të gjithë banorët e këtij fshati që më 3 nëntor të dalin edhe një herë të dëshmojnë se janë përkrahës të LDK-së dhe se i çmojnë projektet që janë realizuar jo vetëm në Hogosht, por në tërë komunën e Kamenicës thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/