FIDANISHTJA

Surdulli hetohet nga prokuroria, e ndien vetën të pastër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ish kreu i Kamenicës Shaip Surdulli tha për rajonipress se i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit dhe beson shumë që prokurori do të vendos për ndërprerjen e këtyre dyshimeve për keqpërdorim të pozitës së kryetarit të komunës, sepse siç shprehet ai ka qenë shumë i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm në punën e tij.

Ish kreu i Kamenicës Shaip Surdulli po hetohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit rreth dyshimeve në dy raste që lidhen rreth dy tenderëve, sa ai ishte kryetar komune, raporton rajonipress.

Surdulli tha për rajonipress se më 23 dhjetor 2013 me ftesë të prokurorit Afrim Shefkiu të Prokurorisë Themelore në Gjilan ka dhënë deklaratë në cilësinë e të dyshuarit sipas vendimit të prokurorit për dy çështje: Tenderi për pastrimin e lumit “Kriva Reka” në Kamenicë dhe tenderi “Pastrimi i rrugëve lokale nga bora”, të dy çështjet të inkorporuara në një lëndë, ku pastrimi i lumit është zhvilluar në vitin 2011, kurse i dyti në fund të vitit 2011 dhe fillim të vitit 2012.

ARKATANA

Surdulli tha se i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit dhe beson shumë që prokurori do të vendos për ndërprerjen e këtyre dyshimeve për keqpërdorim të pozitës së kryetarit të komunës, sepse kam qenë shumë i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm në punën time.

Surdulli tha se ky rast dhe raste tjera kanë qenë të iniciuara nga vet Begzad Sinani apo nga bashkëpunëtoret e ngushtë të tij partiak të PDK-së, sepse gjatë tërë kohës së punës sonë kanë bërë këso reklama ndaj neve në Policinë Kundër Krimeve Ekonomike, në Prokurori dhe në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Surdulli th se të gjitha betejat gjyqësore i ka fituar dhe se edhe në këtë rast do të dali triumfues sepse ndihet plotësisht i pastër. “Unë në të gjitha rastet kam bashkëpunuar me organet e hetuesisë. Edhe këtu kam paraqitur të gjitha argumentet e mija se kemi punuar konform procedurave dhe akteve ligjore në fuqi. E keqja është se të gjitha këto dyshime kanë ardhë nga grupe e klane brenda PDK-së në Kamenicë të cilat automatikisht shihen si të motivuara politikisht” tha Surdulli. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.