FIDANISHTJA

Surdulli falënderon SHBA-të për grantin prej 100 mijë dollarësh

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka pritur të martën nënkolonelin e ushtrisë së SHBA-ve , zyra qendrore e bashkëpunimit në aspekte të mbrojtjes Ray Wojcik me bashkëpunëtor. Kryetari Surdulli, njoftoj Wojcik, për numrin e banorëve, dhe drejtoritë komunale.

Surdulli ka falënderuar Ray, për vizitën e bërë komunës së Kamenicës, si dhe për grantin që ka fituar Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “ Andrea Durrsaku “ në Kamenicë, nga Ambasada Amerikane, përkatësisht nga departamenti i mbrojtjes në vlerë prej 100 mijë dollarë.

Surdulli tha se nga regjistrimi i fundit në komunë janë rreth 40 mijë banorë dhe njëmbëdhjetë drejtori.

Eco Higjiena

Ray Wojcik, u interesua edhe për funksionimin dhe stafin e shkollave në komunën e Kamenicës, ku për këtë foli drejtoresha e Arsimit Fahrije Kryeziu e cila tha se në komunën e Kamenicës, janë njëzetepesë shkolla amë , pa paralele të ndara.

Kryeziu tha se prej tyre nëntëmbëdhjetë janë në gjuhën shqipe, shtatëmbëdhjetë janë shkolla fillore dhe dy janë shkolla të mesme në gjuhën shqipe dhe shkollat të tjera janë në gjuhën serbe, pra katër shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme në gjuhën serbe, ndërsa stafi mësimdhënës, punëtorë teknikë dhe administratë gjithsejtë jemi 800 punëtorë.

Drejtori i Shkollës Mesme të Lartë Profesionale “ Andrea Durrsaku”, ka thënë se granti i fituar prej 100 mijë dollarësh nga Ambasada Amerikane, përkatësisht departamenti i mbrojtjes, do të përfshij lyrjen e jashtme të shkollës, ndërrimin e kulmit, ndërrimin e dyerve si dhe disa punë tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.