ARKATANA

Surdulli edhe si opozitar jep kontribut për projektet e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shaip Surdulli kryetar i LDK-së në Kamenicë është takuar me Isa Mustafën duke kërkuar prej tij mundësinë e përfaqësimit të LDK-së së Kamenicës në Qeveri të paktën me një pozitë të zv.ministrit. Surdulli tha se po ashtu me kryeministrin ka biseduar edhe për përkrahjen më të madhe të komunës së Kamenicës nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Sot pata kënaqësi të veçantë në takim me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ku fillimisht Kryeministri më njoftoi për aktualitetin politik. Biseduam për mundësinë e përfaqësimit të Degës së LDK-së në Qeveri në mënyrë sa më adekuate duke përfshirë edhe një pozitë të zv.Ministrit. Po ashtu edhe për përkrahjen më të madhe të komunës së Kamenicës nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku Kryeministri premtoi një vizitë së shpejti në komunën e Kamenicës. Me këtë rast e falënderova për disa meremetime të mira të rrugëve regjionale nga ministria e Infrastrukturës. E përmenda që Palestra Sportive ka filluar ne vitin 2004 e ende nuk po përfundon” ka shkruar Surdulli.

ARKATANA

Nga këto takime të nivelit të lartë Surdulli po tregon se ka mundësi dhe është i gatshëm të ndihmojë edhe si opozitar kur është në pyetje Kamenica. Edhe më herët Surdulli ka deklaruar se do t`ia kthejë dinjitetin qytetit të Kamenicës. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.