Fundamenti

Surdulli e quan tendencioz dhe denigrues raportin e komisionit komunal të aksionerëve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Pushtetarët e LDK-së, njëanshëm dhe pa bazë argumentuese-ligjore, kërkojnë shkëputje të partneritetit Privat Publik me aksionerin austriak të KRM “Eco – Higjiena”. Me argumente e kundërshtuam raportin e punës për vitin 2017 të Komisionit Komunal të Aksionerëve të KRM “Eco-Higjiena”, raport ky që nuk plotësonte kushtet e një raporti të mirëfilltë e serioz ka shkruar Shefik Surdulli këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.

Uji Dea

Surdulli ka shtuar se raporti më tepër i ngjasonte një informate të njëanshme, jotransparente dhe tendencioze, që përmbante një retorikë denigruese për partnerin privat austriak të PPP, formë standarde kjo e kundërshtimit nga pushtetarët e LDK-së, që nga ardhja në pushtet, nga 2014-ta, pa ofruar asnjë alternativë tjetër për këtë partneritet, pos insistimit për shkëputjen e partneritetit ka thënë Surdulli./rajonipress/