RCCOLA

Surdulli e pyet Mehmetin : Të dorëhiqemi apo të devijojmë autostradën…

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Reagimin tonë sigurisht që nuk do ta fillonim kështu, e mbase as s’do të merreshim me te, po të mos ishin dy momente (kontraverze) që i ka potencuar Mehmeti në konferencën për shtyp. Kur flet Arbeni i LDK-së, tek e marrim vesh se atë të shtune nuk është atypari “I zoti i shtëpisë…”, aty te “kulla e sahatit” ka ironizuar Shefik Surdulli.

“Sido qoftë, si njëri si tjetri, janë zëri i LDK-së opozitar në Gjilan, dhe na duhet me dëgjua cili është “shqetësimi” i tyre në këtë fundjavë. Sigurisht jo ndonjë urim apo falënderim për udhëheqjen, sepse nuk është në praktikën e tyre, pavarësisht të mirave që I ka sjell ky pushtet qytetarëve të këtij vendi”. Kështu e ka nisur përgjigjen ndaj akuzave të Arben Mehmetit përgjegjësi për informim në Komunë Shefik Surdulli.

Sipas Surdullit, Gjilani është ky që është, me gjithë ato që janë bërë e që nuk janë bërë. “Ajo që është punuar e ndërtuar për këto pesë vite, assesi nuk mund të zhbëhet. Nuk mund të zhbëhen gjithë ato shkolla të reja që janë ngritur po nga kjo qeveri qe pesë vite e këndej, nuk mund të zhbëhen gjithë ato dhjetëra e qindra kilometra rrugë të asfaltuara gjithandej fshatrave dhe qytetit, nuk mund të zhbëhen ujësjellës e kanalizime, banesa e shtëpi për të pastrehët, nuk mund të zhbëhen…! Sikundër që nuk mund të fshihet aq lehtë nga kujtesa e qytetarëve gjithë ai dëm që i shkaktoi këtij qyteti qeverisja e LDK-së, fill pas luftës e tehu, deri në “kapitullimin” e saj të fundit, imazh ky të cilin me shumë vështirësi jemi duke riparuar akoma.

Surdulli e ka përkujtuar Mehmetin se shumë pak kanë punuar derisa ata ishin në pushtet. “Kur LDK, veç një projekti ideor që e kishte trashëguar, për tetë vite nuk kishte bërë asnjë hap përpara për trajtimin e ujërave të zeza, kurse tani ka një gjendje tjetër. Mjafton t’i biesh trup lagjes “Zabeli i Sahit Agës”, lagjes më të kontaminuar dikur dhe të kuptosh çfarë ka ndodhë me kundërmimin dhe mushkonjat. Mos të flasim mandej për mrekullitë tjera që janë bërë në këtë periudhë kudo, në qytet e në fshatrat më të skajshme të komunës sonë”.

Eco Higjiena

Reagimin tonë sigurisht që nuk do ta fillonim kështu, e mbase as s’do të merreshim me te, po të mos ishin dy momente (kontraverze) që i ka potencuar Mehmeti në konferencën për shtyp.

Tash vije ajo që e paralajmëruam në fillim. Arben Mehmeti, në njërën anë kërkon automatikisht dorëheqjen e udhëheqësve të Komunës, ndërsa në anën tjetër e lutë po këtë udhëheqje të ushtroj ndikimin e saj tek autoritetet qendrore në Prishtinë që autostradën ta devijojë nga Ferizaj edhe në drejtim të Gjilanit.

Ec e bjeri në fije tash…! Kah po ia mbajmë, zoti Mehmeti. Të “dorëhiqemi automatikisht” apo ta devijojmë autostradën kah Gjilani!? Mbase edhe zoti Mehmeti pajtohet sikur edhe qytetarët, me këtë të fundit – ta devijojmë autostradën nga Ferizaji në drejtim të Gjilanit. Pra, nuk po e lëmë udhëheqjen komunale të shkoj në shtëpi pa e sjell autostradën, pa e bërë universitetin publik të Gjilanit…! E deri atëherë, punë të mbarë ! , ka përfunduar reagimin e tij Surdulli./rajonipress/