RCCOLA

Surdulli e Jevtiq të kënaqur me integrimin e komuniteteve në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shaip Surdulli në takim me ministrin Delibor Jevtic ka thënë se Kamenica shquhet për tolerancë dhe integrim të plotë të të gjitha komuniteteve. Kamenica madje është shembull dhe model edhe për komunat tjera ka shtuar Surdulli derisa vet Jevtic ka thënë se ministria e tij është e interesuar të investoj në ngritjen e standardit jetësor për qytetarët e të gjitha komuniteteve në këtë qytet.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, të premten ka pritur Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, me bashkëpunëtorë.

Ministri për Kthim dhe Komunitete gjatë takimit ka biseduar për mënyrën e bashkëpunimit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe komunës së Kamenicës.”Unë jam i interesuar të shtojë këtë bashkëpunim me qëllim të rregullimit të mirëqenies dhe standardit jetësorë të qytetarëve të kësaj komune” ka thënë Jevtic raporton rajonipress.

Në takim gjithashtu është biseduar edhe për projektet të cilat komuna e Kamenicës dhe Ministria për komunitete dhe Kthim bashkërisht munden t’i realizojnë.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, falënderoi, ministrin Jevtic për vizitën dhe ka folur për rëndësinë e ndihmës së institucioneve qendrore, pa të cilat pjesa më e madhe e problemeve të qytetarëve nuk do të mund të zgjidheshin.

Surdulli, e njoftoj ministrin për aktivitetet e komunës duke thënë se ekziston bashkëpunimi i mirë mes komuniteteve në komunën e Kamenicës. Ai tha se në komunën e Kamenicës është punuar brenda mundësive buxhetore që kemi, mirëpo çdo ndihmë do të ishte i mirëseardhur.

Uji Dea

Shaip Surdulli në takim me ministrin Delibor Jevtic ka thënë se Kamenica shquhet për tolerancë dhe integrim të plotë të të gjitha komuniteteve. “Kamenica madje është shembull dhe model edhe për komunat tjera” ka shtuar Surdulli.

Ndërsa, Dragisha Saviq, Nënkryetar i komunës për Komunitete gjithashtu përmendi bashkëpunimin e mirë me komunën e Kamenicës, por ka thënë se nga grandi i Qeverisë, përfitojmë shumë pak mjete. “Ne së bashku me kryetarin kemi përgatitur një kërkesë për ju ministër për ndërtimin e një pjese të rrugës në fshatin Strezoc e cila do të bashkonte tri lagje” ka thënë Saviq.

Dejan Bllagojeviq zyrtar tjetër për komunitete tha se ekziston bashkëpunimi i mirë me kryetarin dhe ka falënderuar komunën për ndarjen e trojeve për 20 shtëpi në Berivojcë për komunitetin e zhvendosur Rom. “Në ato troje janë të ndërtuara tri shtëpi, tri familje janë vendosur, dhe këtë vit presim që më tepër familje të kthehen” tha Bllagojeviq.

Ministri Jevtiq është interesuar rreth projektit të ujësjellësit në fshatin Hajnoc, dhe ka pyetur për ecurinë e punimeve derisa Dragisha Saviq ka thënë se punët janë duke u zhvilluar dhe diku rreth 20 % të punëve kanë përfunduar.

Kurse sa i përket kërkesës së sotme për ndërtimin e rrugës në Strezoc ministri Jevtiq tha se së pari duhet të përgatitet dokumentacioni përkatës në lidhje me projektin dhe t’i dërgohet Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, dhe tek pastaj ajo duhet të aprovohet./rajonipress/