Uji Dea

Surdulli e fiton edhe një betejë me gjyqësorin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shaip Surdulli të hënën ka marrë zyrtarisht njoftimin nga EULEX-i se është liruar nga hetimet e mëtutjeshme nga kjo Gjykatë me seli në Prizren. Surdulli së bashku me Islam Thaçin dhe Hasan Keqmezin janë hetuar për një kohë të gjatë për projektin e varrezave të dëshmorëve në Kamenicë.

Kryetari aktual në Kamenicë Shaip Surdulli e ka fituar edhe një betejë në raport me hetuesit dhe gjyqësorin. I hetuar për një kohë të gjatë Shaip Surdulli së bashku me Islam Thaçin ish kryeshef i ekzekutivit dhe Hasan Keqmezi menaxher i prokurimit janë liruar nga hetimet në mungesë të provave, raporton rajonipress.

Surdulli tha për rajonipress se të hënën e ka marrë vendimin nga Gjykata e EULEX-it në Prizren se është pezulluar lënda dhe hetimet e mëtutjeshme.”Vendimi ka ardh në emër të prokurores së EULEX-it Oprea Steluta dhe prokurorit të shtetit Metush Biraj” tha Surdulli.

Surdulli tha se është quar shumë pluhur nga opozita dhe të tjerët rreth këtij hetimi, por unë që nga dita e parë kam qenë i bindur se aty s`ka pasur asnjë dyshim apo keqpërdorim të buxhetit. “Kamenica është komunë e njohur edhe për transparencë por edhe për shpenzimet buxhetore të cilat i kemi menaxhuar profesionalisht” tha Surdulli.

Fundamenti

Surdulli tha se vazhdimisht ka bashkëpunuar me organet hetuese dhe me EULEX-in sepse sqarimet profesionale janë të nevojshme në çdo kohë. “Unë jam krenar për punën e mirë që e kemi bërë për këto vite në Kamenicë dhe jam i lumtur që vërtet akuzat e pabaza herdokur po vërtetohen dhe po dalin në shesh” tha Surdulli.

Ndryshe Surdulli është dëshmitar në një gjykim tjetër kundër rivalit të tij Begzad Sinanit dhe Hasan Keqmezit, i cili gjykim ka filluar më 25 shtator 2013.

Sinani dhe Keqmezi ndryshe dyshohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës, të buxhetit dhe projekteve gjatë kohës 2008-2009.

Surdulli tha se qytetarët e komunës së Kamenicës duhet ta din se Begzad Sinani, kundër kandidat për Kryetar të komunës së Kamenicës nuk e meriton votën e qytetarëve sepse e ka keqpërdorur atë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.