ARKATANA

Surdulli e fiton edhe një betejë me drejtësinë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ish kreu i Kamenicës Shaip Surdulli është liruar nga akuzat nga ana e EULEX-it pasiqë prokurori kishte hequr dorë nga aktakuza me arsyetimin se lënda është e vjetruar. Surdulli tha për rajonipress se gjithmonë ka besuar në organet e drejtësisë ashtu siç ka besuar gjithmonë edhe në pastërtinë e tij dhe në punën e mirë profesionale e ligjore që ka bërë sa ishte në krye të komunës.

Shaip Surdulli ish kryetar i Komunë së Kamenicës e ka fituar edhe një betejë me drejtësinë pasiqë të enjten një trup gjykues i kryesuar nga Jenifer Sill e shpalli të mbyllur rastin kundër tij pas heqjes dorë nga akuzat nga ana e prokurorit të rastit raporton rajonipress.

Surdulli tha për rajonipress se sot është dashur të mbahet shqyrtimi i parë gjyqësor, por ende pa filluar mirë seanca prokurori i rastit hoqi dorë nga akuza me arsyetimin se rasti ishte vjetruar, meqë i takon kohës 10 janar 2011.

Surdulli tha se trupi gjykues pasi shqyrtoj propozimin e prokurorit edhe e mbylli rastin duke hequr dorë nga procedura e mëtutjeshme gjyqësore.

Eco Higjiena

Surduli tha se gjithmonë ka besuar në organet e ndjekjes sikurse ka besuar gjithmonë në punën e tij shumë profesionale e ligjore që ka bërë sa ishte në krye të komunës.”Jam i sigurt se për ato vite që kam punuar jam munduare e përpjekur që të jem në shërbim të qytetarëve të Kamenicës dhe asnjëherë nuk kam lejuar që të dëmtohet dinjiteti i institucioneve komunale” tha Surdulli.

Surdulli me kohë kishte deklaruar se kjo aktakuzë është tërësisht e pabazuar në ligj dhe si e tillë edhe nuk e meritonte as të shqyrtohej.

Ndryshe ish kryetar i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli akuzohej nga Prokuroria Speciale e Kosovës (EULEX) për “shpërdorim të detyrës zyrtare”, nën dyshimin se ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Kamenicës për 384 euro.

Në aktakuzë thuhej se ekziston dyshimi i bazuar se më 10 janar 2011, në cilësinë e personit zyrtar, kryetari i Kamenicës në dëm të buxhetit të Kamenicës ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke nxjerrë një vendim për kompensimin e shpenzimeve për udhëtim zyrtar jashtë Kosovës për zonjën Hanife Surdulli, bashkëshortja e të pandehurit e cila me datën 17 janar 2011 ka udhëtuar së bashku me delegacionin nga Kamenica, për në Gjermani në një vizitë kompanisë “Fritz Schafer Gmbh” që merret me riciklimin e mbeturinave edhe pse e njëjta nuk ka qenë pjesë e administratës komunale në Kamenicë gjatë vitit 2011 dhe nuk është pjesë e kësaj administrate as tani, duke e dëmtuar kështu buxhetin e Komunës për shumën prej 384.11 euro me çka ka kryer veprën penale “shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.