Surdulli: Dega e PDK-së në Gjilan ndodhet në udhëkryq!
Gjilan – Është momenti i fundit që kryesia e kësaj partie, në krye me Hashim Thaçin, pa humbur kohë, duhet të zbres në Gjilan, të diskutoje bashke me ne, lidhur me përfaqësimin e Gjilanit (PDK-së), në Qeverinë e re të koalicionit dhe heshtje tjera po ashtu të rëndësishme thotë Shefik Surdulli sekretar administrativ i degës së PDK-së në Gjilan.
Dega e PDK-së në Gjilan ndihet e pakënaqur dhe e revoltuar me zhvillimet e fundit rreth koalicionit qeveritar dhe injorimit të kuadrove nga ky rajon dhe përfaqësimi i tyre raporton rajonipress.
Madje zyrtarët e saj po shkojnë aq larg sa po e shohin në udhëkryq funksionimin e kësaj dege.
Shefik Surdulli sekretar administrativ i PDK-së në Gjilan tha për rajonipress se pakënaqësitë e strukturave të degës, në këtë relacion, janë të mëdha. “Madje, mu për këtë, kanë filluar edhe dorëheqjet në kryesinë e degës. Është larguar Xhemajl Salihu nga kryesia në shenjë pakënaqësie” tha Surdulli.
Surdulli tha se shpresojmë në ndërmarrjen e hapave konkret, të Qendrës, në këtë drejtim, për tejkalimin e situatës së krijuar në degë.”Ne s`jemi të kënaqur me përfaqësimin e kuadrove tona në koalicionin qeveritar. Kemi pritur së paku një ministër të jetë në qeveri dhe kjo nuk ndodhi” tha Surdulli./rajonipress/

