FIDANISHTJA

Surdulli : Arbeni bën yrysh në medie kurse hesht aty ku duhet të flitet

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Arben Mehmeti vazhdon të bëjë lojë të dyfishtë. Hesht aty ku duhet të flitet e ku zhvillohet debati kuvendar dhe flet atje ku nuk janë të tjerët. Ndoshta Benit ia ka ngushtuar hapësirën partia e tij, por jo ne që qeverisim Komunën. Kështu thuhet në reagimin e Shefik Surdullit zëdhënës i Komunës derisa ai i jep përgjigje akuzave të Arben Mehmetit që bëri një ditë më parë rreth raportit të kryetarit Qemajl Mustafa të botuar në rajonipress.

Zyra për informim e Kuvendit Komunal ka reaguar ndaj akuzave të Arben Mehmetit rreth raportit të kryetarit të komunës.
“Arben Mehmeti vazhdon të bëjë lojë të dyfishtë. Hesht aty ku duhet të flitet e ku zhvillohet debati kuvendar dhe flet atje ku nuk janë të tjerët. Ndoshta Benit ia ka ngushtuar hapësirën partia e tij, por jo ne që qeverisim Komunën”. Kështu thuhet në reagimin e Shefik Surdullit zëdhënës i Komunës derisa ai i jep përgjigje akuzave të Arben Mehmetit që bëri një ditë më parë rreth raportit të kryetarit Qemajl Mustafa të botuar në rajonipress.

Surdulli tha se Arbeni e di mirë se sa hapësirë ka në Kuvend Komunal. “Më tepër se sa parasheh rregullorja, pavarësisht se shpeshherë edhe e keqpërdorë atë për të “livadhisur” edhe përtej interesit publik. Ne e kemi thënë dhe e përsërisim edhe kësaj here, se debatin e konsiderojmë vlerë të demokracisë dhe nuk e kufizojmë atë asnjëherë. Kjo u pa edhe në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, ku për raportin e kryetarit të Komunës folën pothuajse të gjithë këshilltarët e opozitës (LDK), madje edhe më shumë se njëherë, përveç Arbenit, i cili duket se paska qenë i rezervuar për të folur më vonë”.

Surdulli ironizon duke thënë se “Beni duket se ka vendosur të ecën vetë”. Me siguri se nuk gjeti fakte për t`u marrë me raportin konstruktiv të kryetarit të Komunës dhe tashti “shet kopalla” prej distance.

Investimet janë ato që janë. Edhe kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa e tha se do të dëshironim më shumë, por edhe kaq sa janë realizuar, nuk janë pak. E pranojmë se vizoni ynë zhvillimor është më i madh. Kështu është në të gjitha shoqëritë e përparuara.

Mobi Casa

“Sikur këto vërejtje t`i merrnim nga ndonjë forcë politike që s`e kemi provuar në qeverisje, mbase dhe mund t`i justifikonim disi, por ama kur Arbeni i LDK-së e cilëson “propagandë” raportin e punës sonë, kjo është e pa durueshme. Qytetarët e Gjilanit e dinë se çka ka bërë pushteti i LDK-së. Nuk është aspak e vërtetë se raporti i kryetarit nuk është edhe kritik për punën e ekzekutivit. Arbeni paska qenë vetëm me trup në seancën që zgjati 6 orë dhe jo edhe me mendje. A nuk e tha kryetari se u kishte vërë vërejtje Drejtorisë së Buxhetit dhe Sektorit të Tatimit në Pronë për rënie të inkasimit të taksës, a nuk shprehu rezerva te puna e Inspektoratit kur tha se ky sektor lë për të dëshiruar dhe nuk bëri vërejte te disa segmente tjera të qeverisjes” ka sqaruar Surdulli.

Ndoshta t`i dhe LDK-ja keni pritur që ne të dorëzohemi. Jo, Arben kjo nuk ndodh asnjëherë. Ne jemi njerëz të punës dhe përkushtimit, jo të hileve e mohimit, siç jeni ju dhe disa të tjerë përreth teje. Nuk është për t`u habitur, sepse ju i keni kundërshtuar më vonë edhe projektet që i keni votuar njëherë është shprehur Surdulli.

Në reagim thuhet se sa u përket investimeve për sivjet, ku ju shprehni brengosjen tuaj, duhet t`u themi se investime ka dhe do të ketë. “Mbi 3 milionë euro do të destinohen për investime, vetëm nga buxheti komunal. Ka projekte edhe nga qeveria dhe donatorët. Nuk do t`i përmendim këtu, sepse kryetari i numëroi në Kuvend Komunal, dy ditë më parë, por t`i zoti Arben nuk i paske dëgjuar. Nuk ke pse mërzitesh as për borxhe. Janë borxhe të punës që është bërë. T`i je ai që ngreh shpesh zërin për projekte në lagjen tënde dhe t`i je ai që tani bën zhurmë jashtë asamblesë komunale, kur investime bëhen në lagjet tjera të qytetit, kinse po dëmtohen trotuaret dhe rrugët. Projektet për toke bëhen, Arben, jo për qielli”.

Sa për administratën, ajo e ka marrë notën nga institucioni përkatës. Vlerësohet më e mira në shumë parametra. “Shumë zhurmë bëtë edhe për Zyrën e Prokurimit, duke thënë se ka keqpërdorime, por ja që nuk doli asgjë. Tani kur drejtësia e tha fjalën e vetë, Arbeni po hesht. Moralisht, do të duhej të kërkonte së paku falje” përfundon reagimi i Surdullit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.