UBT

Surdulli: AAK t’i ruaj energjitë, se finalja është larg

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Sipas Shefik Surdullit përveç shkeljeve ligjore që bënë AAK në Gjilan, me këto ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, i porosisim ata që t’i ruajnë energjitë se mund të lodhen shumë deri në finale, e nuk i duhen më as shtëpisë së tyre.

Në reagimin e zyrës për informim thuhet se në vend të urimit dhe falënderimit, për zotin Kadriu të AAK-së, për aksionet e ndërmarra në emër të “ndihmës” së qytetarëve, duhet t`i themi se qytetari nuk ka nevojë për aksione të tilla, ku ndërhyhet në infrastrukturën rrugore pa plan, pa pëlqim të institucionit përkatës të komunës.

Shefik Surdulli zëdhënës i komunës në një reagim të tij rreth aksioneve që ka ndërmarrë AAK për të riparuar rrugët ka thënë se “Ju të nderuar, pretendent për të ardh në pushtet, që tash po tregoni joseriozitet duke krijuar kaos dhe anarki në qytet dhe kudo ku po ndërmerrni aksione të këtilla. Aksionet e Partive politike opozitare, organizatat e shoqatat e ndryshme civile, jo qeveritare e grupe të ndryshme qytetarësh, etj, për ta ndihmuar qytetarin, janë të njohura kudo në botën demokratike, po edhe te ne” ka thënë në fillim Surdulli.

Fidanishtja

Sipas tij ka një mori mënyrash legale, të pranueshme e me marifet, të aksioneve vullnetare, për ta treguar veten secili prej nesh se vërtet e kemi seriozisht dhe përnjëmend për qytetarin.

“Qytetarë tanë e dinë kush është zot shtëpia këtu dhe kush kujdeset për ta, për problemet që kana ata. Janë institucionet qeverisëse demokratike të zgjedhura nga vet ata që janë kujdesur dhe po kujdesen në çdo kohë në të gjitha format institucionale, sipas një rendi, rregulli e norme të përcaktuar me ligjet demokratike të shtetit të Pavarur të Kosovës dhe prioriteteve të vendosura nga komuna. Jemi të vetëdijshëm se nevojat e qytetarët tanë janë të ndryshme dhe të shumta. Por, ato po zgjidhen gradualisht brenda mundësive dhe kapaciteteve buxhetore të komunës. Ama, nuk është aspak e hijshme nga kushdoqoftë, e sidomos nga ata që janë pjesë e institucioneve vendimmarrëse të komunës, siç është AAK, ta keqpërdorin, për interesa politike, gjendjen disa rrugicave të avarisura, që sipas planifikimit ato komuna e ka paraparë t`i sanoj përmes mirëmbajtjes verore të rrugëve” thotë Surdulli.

Sipas Surdullit përveç shkeljeve ligjore që bënë AAK në Gjilan, me këto ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, i porosisim ata që t’i ruajnë energjitë se mund të lodhen shumë deri në finale, e nuk i duhen më as shtëpisë së tyre./rajonipress/