Hidromorava

Surdulli: 100 vjetori e gjen Kamenicën me të arritura të shumta

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka uruar qytetarët e komunës së Kamenicës për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditën e flamurit kombëtarë .

Në mesazhin e kreut të Komunës së Kamenicës, thuhet se 28 Nëntori është datë historike, datë e rikthimit të identitetit kombëtar dhe e krenarisë mbarëkombëtare.

Uji Dea

“Në ngjarje të tilla të mëdha, duhet t’i kujtojmë dhe t’i përulemi burrave të mëdhenj të kombit si Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, e shumë kolosëve të tjerëve”.

Ky 100 vjetor i shtetit shqiptar, vazhdon urimi i kryetarit Surdulli, e gjen edhe Kamenicën me të arritura të shumta. “Është shënuar progres në të gjitha fushat e jetës. Jeta e qytetarit po përmirësohet nga dita në ditë, falë angazhimit të vazhdueshëm të të gjitha strukturave komunale. Ju siguroj se përvjetorët e tjerë të Pavarësisë, do të shënohen në një komunë ku do të ketë shumë më shumë rrugë të asfaltuara, më shumë hapësira gjelbëruese, në një vend me më shumë mirëqenie për qytetarët, më pak të papunë, e me më shumë perspektivë për të rinjtë”, thuhet ndër të tjera në urimin e kryetarit të Kamenicës, Shaip Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.