Eko Higjiena

Superushqimet që ju ndihmojnë ta shkrini dhjamin nga beli

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Akumulimi i dhjamit përreth belit është problem që pos se prek figurën trupore, përbën rrezik për shëndetin në përgjithësi. Pasi që prek disa organe vitale, mungesa e kontrollit dërgon drejt çrregullimeve si shtypja e lartë e gjakut, diabeti, sëmundjen e mëlçive. Në vijim ju paraqesim gjashtë ushqime, që ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit në bel.

BAJAMET

Yndyrat e shëndetshme në bajame janë të përdorshme në reduktimin e kolesterolit të keq dhe ankthet që shkaktohen si pasojë e konsumimit të tepër të ushqimit. Falë sasisë së lartë me magnez, konsumimi i bajameve përkrah ndërtimin e masës muskulore dhe përmirëson aktivitetin fizik.

SHALQIRI

Shalqiri njihet si një nga superushqimet kryesore që ndihmon në shkrirjen e yndyrës nga stomaku. Përbëhet nga 91 për qind ujë, ofron antioksidues, vitamina dhe minerale që ndikojnë në pastrimin e trupit. Shalqiri mban dëshirën për ushqim nën kontroll, pasi ka pak kalori, është opsioni i duhur për humbje në peshë.

TRANGUJT

Në 100 gramë tranguj gjeni vetëm 45 kalori dhe më shumë se 90 për qind ujë. Këto cilësi trangujt i bëjnë freskues dhe shkrirës të dhjamit, duke e bërë edhe si ushqim ideal për të gjitha dietat. Përmbajnë vitamina, minerale dhe fibra dietale, që promovojnë eliminimin e helmeve dhe nuk lejojnë mbajtjen e lëngjeve.

RCCOLA

VAJI I ULLIRIT

Njerëzit, të cilët vajin e ullirit e përfshijnë në ushqimin e tyre, më pak konsumojnë yndyrat e ngopura në krahasim me ata njerëz që nuk e bëjnë. Yndyrat mono të ngopura reduktojnë dëshirën për grimcim të ushqimeve dhe ushqimet e dëmshme, në shkëmbim parandalojnë inflamacionet, si dhe parandalojnë shtimin në peshë.

DOMATET

Konsumimi i rregullt i domateve stabilizon nivelin e lipoideve në gjakrrjedhje dhe përmirëson metabolizmin për të luftuar yndyrën dhe dhjamin e grumbulluar përreth stomakut. Domatet ofrojnë antioksidues dhe vitamina, që për një periudhë të gjatë kohore parandalojnë lloje të ndryshme të kancerit.

BOLLGURI

Mielli organik i tërshërës është një nga burimet më të pasura për fibra, që mund ta inkorporoni në ushqimin tuaj të përditshëm. Kontrollon dëshminë e shtuar për ushqim, stabilizon sheqerin në gjak dhe shton energjinë gjatë ditës. Rekomandohet ta konsumoni gjatë kafjallit, edhe herëve tjera kur t’ju sulmon uria.

(Kosova Sot)