Fundamenti

Superushqimet që e ulin nivelin e kolesterolit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëse edhe juve, sikur shumë të tjerëve, ju kanë thënë se keni nivel të lartë të kolesterolit në gjak, atëherë para se të filloni me përdorimin e ilaçeve, provoni ta përmirësoni gjendjen me këto ushqime.

1. TËRSHËRA

Tërshëra, në të gjitha format e saj, si dhe ushqimet e tjera, të pasura me fibra, janë ato që ju duhen në këtë rast. Ato gjenden lehtë, nuk kushtojnë shtrenjtë dhe jua përmirësojnë gjendjen shpejt. Tërshëra përmban fibra të tretshme, të cilat ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq – LDL – në gjak. Çdo ditë duhet të konsumoni 5 deri 10 g fibrash të tretshme.

2. PESHQIT ME DHJAMË

Ekemi fjalën për thartirat yndyrore, omega-3! Konsumimi i peshqve me dhjamë ndihmon në zvogëlimin natyror të nivelit të kolesterolit dhe në evitimin e problemeve me zemër. Kjo për shkak se thartirat yndyrore omega-3 e ulin shtypjen e gjakut dhe parandalojnë formimin e droçkave. Të paktën dy herë në javë duhet të konsumoni peshq me dhjamë, nëse doni që të përfitoni nga thartirat e tyre yndyrore.

3. PEMËT ME GËZHOJË

Arrat, lajthitë, bajamet, fëstëkët, në parim, të gjitha pemët me gëzhojë, ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak. Nëse konsumoni çdo ditë nga një grusht pemësh të tilla (rreth 40 g), pa kripë e pa sheqer, atëherë mund të parandaloni infarktin dhe sëmundjet e tjera të zemrës dhe enëve të gjakut. Përpos kësaj, këto pemë janë edhe tepër të shijshme, apo jo?

Uji Dea

4. FASULET

Tepër të pasura me fibra që shkrihen, fasulet mund të bëjnë mrekulli. Ato ngadalësojnë absorbimin e kolesterolit nga ushqimet e tjera. Nëse çdo ditë hani nga një pjatë të vogël me fasule, apo me bishtaja të çdo lloji, atëherë për gjashtë javë niveli i kolesterolit në gjakun tuaj do të bjerë për rreth 10%.

5. HUDHRA

Përkundër asaj që e bën çdo ushqim më të shijshëm, hudhra ndikon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Për më tepër, hudhra po ashtu ndikon në uljen e shtypjes së gjakut dhe na mbron nga infeksionet e ndryshme. Nëse çdo ditë konsumoni hudhër, atëherë me gjasë nuk do të keni problem me kolesterol

6. VAJI I ULLIRIT

Edhe pse kushton më shtrenjtë, vaji i ullirit ia vlen çdo qindarkë. Ky vaj është i pasur me MUFA – thartira yndyrore mono të ngopura, për të cilat është dëshmuar se ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. Vajin e ullirit mund ta përdorni thuajse në çdo gjellë, duke filluar nga sallatat, e “përpjetë”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.