Fundamenti

Superushqimet për stinën e dimrit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Edhe pse temperaturat janë të ulëta, kjo nuk do të thotë se nuk mund të hani ushqime të freskëta, e zgjedhja më e mirë janë ushqimet sezonale.

DARDHAT

Kjo pemë e ëmbël dhe e lëngshme kultivohet që 3.000 vjet, e shërben si burim i energjisë, shkaku i përmbajtjes së sheqerit natyral dhe vitaminave B, si dhe me fibra natyrale. Më së miri t’i hani të freskëta, e dimrit mund t’i përdorni edhe si komposto. Ndihmojnë në rregullimin e sistemit të gjakut dhe qetësimin e aritmisë së zemrës.

KIVI

Kjo pemë tropikale është burim i shumë fibrave dietale, pastaj për vitamina dhe minerale. Shkaku i kombinimit me pak kalori dhe me vlera të larta ushqyese e thërrasin superpemë, e studimet tregojnë se shërben edhe si masë parandaluese kundër kancerit në zorrë të trashë.

Mobi Casa

AGRUMET

Agrumet e freskëta dhe të lëngshme janë në pikun e përdorimit në sitën e dimrit. Përmbajnë flavonoide, që ndihmojnë në luftë me radikalet e lira dhe hasim shumë vitamina në grejpfrut, portokaj, mandarina, limonë dhe lime. Pos kësaj, ndikojnë edhe si parandalim për shumë sëmundje malinje dhe ngadalësojnë procesin e plakjes së organizmit.

LULELAKRA

Lulelakra është perime shumë popullore në Evropë, ku përdoret edhe si parandalim për kancerin. Përmban vetëm 25 kcal në 100 gr, e është e pasur me acid folik, vitamina C dhe K. Mënyra më e mirë e përgatitjes është në avull, por edhe ta piqni në vaj, ta përzieni me perimet e tjera, sallatë, supë apo ta përgatisni në furrë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.