RCCOLA

Supersportistja përgatitet për një supervit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Majlinda Kelmendi ka dyshime kur jep vlerësime për vitin 2012. Thotë se ai ishte edhe i suksesshëm edhe zhgënjyes e i mundimshëm.

Por, sportistja më e mirë në Kosovë nuk ka dyshime kur flet për të ardhmen. Është e vendosur që vitin tjetër të tregojë sukses në kampionatin botëror dhe evropian për seniore.

RCCOLA

Kelmendi, 21-vjeçare, ka fituar medalje gati në të gjitha garat ku është paraqitur gjatë vitit 2012.

Por, medalje nuk fitoi në garën kryesore të vitit – në Lojërat Olimpike. Për sukseset e shumta gjatë 2012-s, Kelmendi të martën u zgjodh supersportiste e vitit nga Grupi KOHA .