Superlajm, Donis Avdijaj luan për Kosovën
Donis Avdijaj është i gatshëm që të luaj për Kosovën në dy ndeshjet e ardhshme miqësore.Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy miqësore gjatë këtij muaji me skuadrat gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen.
Përzgjedhësi Albert Bunjaku, për këto ndeshje ka ftuar edhe talentin e Sturm Grazit, Donis Avdijajn, i cili më parë shprehu gatishmërinë për të luajtur për Shqipërinë.
“Donisi ka biseduar me përzgjedhësin dhe i ka konfirmuar se është i gatshëm të luajë për Kosovën. Ai me kënaqësi i ka thënë Bunjakut se do të luaj për vendin e tij”, tha një burim për gazetën Koha Ditore.


