Supergol i Avdijajt kundër Mariborit
Sturm Graz ka regjistruar fitore prej 5-2 kundër Mariborit në një ndeshje miqësore.
Në listën e golashënuesve u përfshi edhe futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, i cili shënoi golin e tretë të skuadrës së tij në minutën e 54.
Futbollisti që është në pronësi të Schalkes kaloi disa futbollistë dhe në fund e kaloi edhe portierin, para se të shënonte. /Telegrafi/


