Eko Higjiena

Superfuqitë nuk do të konfrontohen shkaku i Kosovës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Shtetet më të fuqishme botërore, SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, në njërën anë, dhe Rusia e Kina në anën tjetër, nuk do të konfrontohen shkaku i Kosovës, ka thënë ish ministri britanik i mbrojtjes, Dag Henderson.

“Nuk mendoj se fuqitë e mëdha botërore, Amerika Britania, Gjermania, Franca, Rusia dhe Kina do të konfrontohen mes veti lidhur me Kosovën. Ato i shohin problemet e migracionit, kurse ky problem është në pjesën tjetër Evropës”, ka thënë Henderson, cili ishte ministër i mbrojtjes në kabinetin e ish kryeministrit Tony Blair.

Henderson ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duan një stabilitet në Ballkan

Ai ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet të merren vesh dhe dallimet që kanë nuk duhet ë jenë pengesë për evropianizimin e tyre dhe të hyjnë në BE.

Mobi Casa

“Ky do të duhej të jetë një hap përpara. Nëse Serbia dëshiron të hyjë në BE, atëherë çdo konflikt eventual me Kosovën mund të jetë pengesë për anëtarësimin e saj në BE”, ka thënë Henderson në një intervistë për “Danas”, transmeton telegrafi.

Henderson, ministër në kabinetin e ish kryeministrit Blair, mendon se bombardimi i Serbisë në vitin 1999 ishte i domosdoshëm, pasi presidenti i atëhershëm serb Slobodan Milosevic nuk deshi marrëveshje.

“Bombardimi ishte minimal. Nuk ishte një bombardim i rëndë, por çdo bombardim është i keq, veçmas për civilët”, ka thënë ai.