United Hospital

Superfuqia e volejbollit të Kosovës Drita për herë të pestë fiton titullin e kampionit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Volejbollistet e Dritës në tri takimet finale kanë arritur të mposhtin M-Technologie nga Prishtina me rezultate identike 3:0 duke e rikthyer titullin në mënyrë triumfale në Gjilan.

Mëkati më i madh i kësaj finale ishte mos prezenca e shikuesve për ta bërë edhe më madhështore këtë triumf spektakolar.

Në finalen e tretë vashat e Dritës edhe njëherë treguan se janë superfuqi në këtë sport në shtetin e Kosovës, kundërshtarja e tyre nga Prishtina ne ndeshjen e sotme vetëm njëherë kanë arritur të paktën ta barazojnë rezultatin në 1-1 në setin e tretë.

Në setin e parë volejbollistet e Dritës e filluan furishëm duke arritur epërsinë në 10:0, por nga vetëkënaqësia e tyre lëshojnë tempon dhe setin e përfundojnë me 25:22.

Në setin e dytë volejbollistet e Dritës edhe njëherë treguan potencialin e tyre duke arritur epërsinë më të madhe në 8:1 dhe 18:9 duke e përfunduar me rezultat 25:17.

Fundamenti

Në setin e tretë për herë të parë mysafiret në fillim të këtij seti arritën të barazojnë rezultatin në 1:1, ndërsa epërsia më e madhe Dritës ishte 18:9 duke e përfunduar me rezultat 25:19.

Nga tri finalet e luajtura brenda gjashtë ditëve Drita nuk ka humbur asnjë set ndaj kundërshtareve të tyre nga Prishtina.

Pas kësaj finale trajneri i M-Technologie, Naser Krasniqi, deklaroi.
“Gjatë këtyre finaleve kemi pasur rivalitet të madh sportivë, ne ishim të lodhur ndërsa Drita me meritë u shpall kampione, në këtë vit ne fituam Kupën ndërsa Drita titullin”.

Trajneri i Dritës, Lorik Ilazi, pas ndeshjes ishte mjaft i emocionuar duke deklaruar.
“Është gëzim i madh, ne dëshmuam pjekuri të lartë, mysafiret i përgëzoj për lojë dhe i përgëzoj të gjitha vajzat për këtë titull duke dhënë më të mirën e tyre që në fund të korrim këtë sukses tejet të madh”.

Drita me këtë fitore në finale në historikun e saj ka shënuar titullin e pestë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.