UBT

Super Vedat Muriqi, Kosova merr barazim ndaj Zvicrës në kohën shtesë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kosova ka barazuar në shtëpi nga Zvicra me rezultat 2-2 në kuadër të kualifikuesve për Euro 2024.

Helvetët e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar me Edimilson Fernandes dhe Xherdan Shaqirin, por në të dyja rastet në vend ishte Aro Muric.

Kosova rrezikoi bukur me Milot Rashicën në minutën e 11-të, por portieri Yaan Sommmer pret goditjen.

Zvicra mori epërsinë në minutën e 14-të, kur Remo Freuler shënoi pas asistimit të Fernandes për 1-0.

Por Kosova ka mundur të barazojë pas katër minutash, me Vedat Muriqin i cili gjuajti pas asistimit të Rashicës, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Sërish në minutën e 27-të ishte Muriqi në rast të mirë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Në minutën e 39-të, Muriqi shumë lehtë ka mundur të barazojë shifrat, ku asistimit të Mërgim Vojovodës iu përgjigj mirë me kokë, por Akani futi këmbën dhe topi shkoi mbi portë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e helvetëve, por Kosova kishte raste për barazim.

Uji Dea

Fraksioni i dytë nisi me të dy skuadrat që kishin kujdes të shtuar.

Por atë që nuk e bëri në pjesën e parë, Muriqi e bëri në pjesën e dytë. Zhvillohej minuta e 65-të, kur dyshja Milot Rashica dhe Vedat Muriqi ishin në aksion. Rashica asiston në zonë, Muriqi me kokë shënon për 1-1.

Zvicra pasi e pranoi golin, filloi të luante më shumë në sulm, kur rrezikoi në minutën e 75-të, me Fabian Schar, por gjuajtja e tij me kokë shkoi jashtë.

Në minutën e 79-të, Zvicra e mori sërish epërsinë, kur Ricardo Rodriguez asistoi te Remo Freuler i cili gjuajti, goditja e tij u devijua nga Amir Rrahmani dhe përfundoi në portën e Muric (2-1).

Kosova u lëshua për të barazuar dhe deri në fund nuk u dorëzua.

Këtë arriti në minutën e katërt shtesë. Vedat Muriqi shënon për 2-2, një gol të bukur nga brenda zonës. Super asistim i Meriton Korenicës.

Zvicra mbetet lider me 13 pikë, Rumania dhe Izraeli janë në vendet dy dhe tre./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.