RCCOLA

Super-ushqimet që nxisin metabolizmin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Është e vërtetë që metabolizmi për një pjesë ndikohet nga gjenetika, por ekzistojnë mënyra për ta nxitur atë. Një prej tyre është duke konsumuar ushqime që dihet se ndihmojnë në nxitjen e metabolizmit.

1. LIMONËT

Limonët janë një burim i shkëlqyeshëm ushqimor për nxitje të metabolizmit. Shtrydheni lëngun e një gjysme të limonit në një gotë me ujë të ngrohtë dhe e pini për ‘do ditë në mëngjes në lukth të zbrazët për ta nxitur metabolizmin tuaj. Limonët gjithashtu mund t’i përfshini në dietën tuaj të rregullt për t’i dhënë shije ushqimit si dhe për t’i shfrytëzuar dobitë e tij shëndetësore.

2. ÇAJI I GJELBËR

Kur bëhet fjalë për nxitësit e metabolizmit, çaji i gjelbër është një ndër super gjërat ushqimore më të mira. Është i pasur me antioksidues dhe polifenole dhe ndihmon aktivitetin metabolik të organizmit. Në një studim të vitit 2010 është zbuluar se ky çaj është ideal për humbje dhe mbajtje të peshës. Antioksiduesit në të ndihmojnë rritjen e energjisë dhe kundërshtojnë rënien në shkallën e metabolizmit, e cila është e pranishme gjatë humbjes së peshës. Rekomandohet 2-3 filxhanë në ditë për përmirësim të aktivitetit metabolik.

3. MOLLËT

Mollët me pak kalori dhe të pasura me fibra që treten lehtë janë të shkëlqyeshme për njerëzit që dëshirojnë ta shpejtojnë metabolizmin e tyre. Përmbajtja e tyre e fibrave gjithashtu ndihmon në tretje dhe lëvizje brenda zorrëve. Një studim në vitin 2009 ka zbuluar se rritja e nivelit të këtyre fibrave, duke e ngrënë një mollë para shujtës, mund të jetë efikase për rritje të ndjenjës së ngopjes dhe reduktim të shpenzimit të energjisë gjatë shujtës.

Eco Higjiena

4. KAFJA E ZEZË

Aktiviteti i shpejtimit të metabolizmit me kafe vjen nga kafeina, që stimulon sistemin qendror nervor që punon për ta përmirësuar shkallën metabolike të organizmit tuaj. Kafeina bllokon neurotransemtuesin ndalues me emrin adrenozinë dhe e rrit lirimin e dopaminës dhe norepinefrinës. Këta neurotransmetuese shpejtojnë metabolizmin dhe largimin e yndyrës nga organizmi. Rekomandohen 2-3 filxhanë me kafe në ditë.

5. BAJAMET

Konsumimi i bajameve mund të rezultojë me rritje në harxhimin e energjisë në organizëm. Edhe pse kanë shumë kalori, bajamet janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, të cilat janë nxitëse shumë të mira të metabolizmit. Këto acide e reduktojnë prodhimin e hormonit të quajtur leptin, substancë kjo natyrale kimike që e redukton metabolizmin tuaj. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mos konsumoni tepër bajame. Një grusht me bajame në ditë është i mjaftueshëm.

6. BROKOLI

Brokoli është një ndër perimet çudibërëse që ndihmon aktivitetin metabolik në organizmin tuaj. Është i pasur me vitaminë C dhe kalcium, përbërës këta esencialë për një metabolizëm të përmirësuar. Kalciumi vepron si nxitës i metabolizmit, ndërsa vitamina C ndihmon në absorbimin më të mirë të kalciumit. Është i pasur edhe me fibra, acide yndyrore Omega-3, magnez dhe vitamina C, K, B6 dhe B12, dhe ndihmon në djegie të dhjamit pa shtuar ekstra kalori. Nëse i konsumoni nga 150 gramë brokoli në ditë do ta përmirësoni metabolizmin dhe do ta promovoni humbjen e peshës.

(Kosova Sot