Fundamenti

Super-ushqimet që heqin qafe lodhjen

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lodhja është një term kolektiv që i referohet plogështimit, përgjumjes dhe apatisë.Thënë thjesht, lodhja është kampioni i plogështisë dhe dobësisë, që mund të jetë fizike ose mendore. Lodhja ju bën të ndiheni të përgjumur, të turbullt. Në vijim ju paraqesim ushqimet e mbushura me nutriente, që luftojnë simptomat e shumta të lodhjes.

SHALQIRI

Nëse ndiheni të lodhur pas një dite të lodhshme në punë apo pas punës, energjinë mund ta ktheni thjesht duke konsumuar një rriskë shalqi. Ky fryt është i pasur me ujë dhe elektrolite që parandalojnë dehidrimin, kështu që do të jeni aktivë dhe larg simptomave të dhimbjes. Shalqiri është i pasur me përbërësit që luftojnë lodhjen, si: likopen, betakarotinë, hekur, kalium dhe vitaminë C.

JOGURTI

Jogurti ju furnizon me proteina të shëndetshme, karbohidrate dhe probiotikë që ndihmojnë në heqjen qafe të simptomave të lodhjes. Hani jogurt, pasi trupi e procedon shpejt. Jogurti njihet si ushqimi që dhuron burime të energjisë sa herë të keni nevojë për të. Përmbajtja e jogurtit me probiotikë lehtëson simptomat që lidhen me sindromën e lodhjes kronike.

BOLLGURI

Bollguri është një nga superushqimet për t’i konsumuar, në mënyrë që të luftoni simptomat e lodhjes akute dhe lodhjen kronike. Përmban karbohidrate të shëndetshme dhe ofron energji për trupin dhe trurin. Po ashtu, bollguri shërben për të furnizuar organizmin njeriut me fosfor, magnez, proteina, vitaminë B1. Bollguri konsiderohet si super-ushqim i fuqishëm dhe ndihmon ta ruani në gjendje të përsosur traktin tretës.

Mobi Casa

FARAT E KUNGULLIT

Farat e kungullit janë zamër ideale për njerëzit që ndihen të lodhur. Janë të mbushura me proteina të kualitetit të lartë, aminoacide omega 3, si dhe vitamina B1, B2, B5 dhe B6. Mineralet në farat e kungullit janë bakër, hekur, mangan, fosfor dhe magnez. Kombinimi i këtyre mineraleve dhe vitaminave forcon sistemin imun, shton nivelin e energjisë dhe heq qafe simptomat e lodhjes.

ÇAJI I GJELBËR

Një filxhan me çaj të gjelbër mundet të ketë efektin. Ndihmon në luftimin e simptomave të lodhjes dhe redukton stresin në punë që ndërlidhet me lodhjen. Çaji i gjelbër posedon nivel të lartë të polifenoleve dhe redukton shenjat e stresit, derisa e forcon energjinë dhe përmirëson kthjelltësinë mendore. Përbërësit në çajin e gjelbër përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në parandalimin komplikimeve që ndërlidhen me lodhjen.

BANANET

Bananet janë të pasura me kalium, mineral ky në trup që është i nevojshëm për konvertim të sheqerit në energji. Nutrientet tjerë vitalë në banane janë vitaminat B, C, aminoacidet omega 3, karbohidrate dhe fibra. Të gjithë këto elemente zgjedhin problemin e simptomave të lodhjes dhe dehidrimit. Sheqernat në banane ofrojnë forcim të energjisë për të cilën keni nevojë gjatë ditës.