FIDANISHTJA

Super ushqimet që heqin peshën e tepërt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të humbur peshën e tepërt, është që të digjni më shumë kalori sesa konsumoni duke ushtruar rregullisht dhe duke monitoruar kaloritë që merrni. Përveç kësaj, ka edhe disa ushqime që ju ndihmojnë të digjni kaloritë dhe të mbani trupin në formë. Ne ju sjellim listën e katër ushqimeve që luftojnë kilogramët e tepërt.

Ushqimet e pasura me vitaminën B

Kjo vitaminë ndihmon trupin të konvertojë karbohidratet në glukozë, dhe rrit nivelin e serotoninës. Vitaminat B3, B6 dhe B12 mund të gjenden te salmoni, produktet e detit, mishi i viçit dhe vezët, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Ushqimet e pasura me vitaminën C

Frutat dhe perimet, si domatet, pjepri, kivi, qershitë, boronicat, gujavat etj., ndalojnë prodhimin e kortisolit, i cili shkakton stres dhe çon në shtimin në peshë.

Perimet me gjethe jeshile

ARKATANA

Këto ushqime përmbajnë acid folik, një tjetër vlerë ushqyese që mban nën kontroll hormonet e stresit. Ata përmbajnë gjithashtu hekur, që ju ndihmon të ruani qëndrueshmërinë gjatë punës dhe parandalon aneminë te femrat. Herën tjetër kur të bëni sallatë, përdorni perime jeshile, si spinaq, lakër jeshile ose sallatë jeshile. Sa më jeshile të jenë perimet, aq më shumë vlera ushqyese kanë. Për të rënë në peshë, kombinoni këto perime me pak ushqime që përmbajnë vitaminën C, si portokall apo lëng limoni, të cilat ndihmojnë në tretjen e hekurit.

Kafja organike

Për çdokënd që nuk ka ndonjë sëmundje që mund të përkeqësohet nga kafeina, një filxhan kafe në mëngjes është zgjedhja e duhur. Kafeina ndihmon për parandalimin e shumë sëmundjeve, si kancerin e pankreasit, diabeti i tipit 2, Alzhajmerin, sëmundjen e Parkinsonit etj. Ajo gjithashtu nuk përmban kalori. Kur kombinohet edhe me ushtrime fizike, kafeina ju jep energjinë e duhur për të punuar fort./ZËRI

Vitaminat: A, B,C, D, E

Proteinat: 29g

Mineralet: Fe, Mg, Se

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.