Super Tarashaj, dy gola të tjerë në fitoren e Grasshopperit
Super sulmuesi kosovar, Shani Tarashaj ka vazhduar me formën e tij të mirë në kampionatin zviceran.Talenti prizrenas ka shënuar dy gola në fitoren e thellë 3:0 të Grasshopperit ndaj Sionit.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa Tarashaj shënoi golin e dytë në këtë takim dhe të fundit.
Këta dy gola të shënuar e ngritën në koutën e 10 golave në kampionatin elitar në Zvicër.
Pas kësaj fitore, Grasshopper vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 37 pikë t ë grumbulluara.
Kujtojmë që Shaniu është lojtar i Evertonit anglez por i huazuar në skuadrën zvicerane deri në muajin qershor. /Telegrafi/


