Super-këshilla si ta aktivizoni metabolizmin për mëngjes

Që nga ai moment, kur hapni sytë në mëngjes, me hapa të vegjël mund të filloni me shkrirjen e kalorive. Shkrirja e kalorive nuk do të thotë se duhet të vuani urie, por ta ndryshoni shprehinë në mëngjes.
VRAPONI
Nuk kërkon lodhje të madhe, as ushtrime që zgjasin shumë. Mjafton të vraponi, ose të ushtroni në pajisjet që i keni në shtëpi. Kjo shprehi në orët e hershme mund t’jua shpejtojë organizmin.
INTENSIFIKONI USHTRIMET
Disa studime kanë vërtetuar se mjafton të ushtroni mjaftueshëm vetëm për dy minuta e gjysmë, por me intensitet të lartë dhe të shkrini më shumë se 200 kalori
USHTRIME PËR MUSKUJ
Mënyra e mirë për të shpenzuar kaloritë dhe gjithë ditën të keni metabolizëm të shpejtë, është që herët në mëngjes të ushtroni muskujt. Këtë mund ta bëni duke ushtruar muskujt, përfshirë disa pompa.
HANI KAFJALL
Mos e anashkaloni kafjallin! Kafjalli është shujta më e rëndë- sishme e ditës për metabolizmin, dhe kjo është arsyeja pse nuk duhet ta anashkaloni. Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes është të hani, e më pas trupi juaj i gatshëm që të shkrijë kaloritë.
(Kosova Sot)