Super-goli i Bersant Celinës, më i miri i vitit te Manchester City
Dy golat e Bersant Celinës janë futur në mesin e pesë golave më të mirë të realizuar nga Manchester City U-19 në Evropë këtë sezon, respektivisht në “UEFA Youth League”, që është e njëjtë me Ligën e Kampionëve të seniorëve.
Goli i realizuar ndaj Bayern Munichut, ka përfunduar në pozitën e katërt, kurse goli ndaj Romës, i realizuar nga përfaqësuesi kosovar, është zgjedhur më i miri tek ‘Citizens’.
Celina po shkëlqen me ekipin e të rinjve dhe në një të afërme të afërt mund ta shohim edhe në ekipin e seniorëve. /Zëri/


