Super Abrashi, gol e asistim në fitore
Amir Abrashi është kthyer në Zvicër nga Kombëtarja e Shqipërisë për të shkëlqyer me skuadrën e tij Grasshoppers.Mesfushori fantastik i kuqezinjve, ka arritur të tregojë edhe njëherë vlerat e tij të jashtëzakonshme ku njihet si njëri nga mesfushorët më të mirë në elitën e futbollit zviceran.
Në ndeshjen mes Sionit dhe Grasshoppersit që përfundoi 5-0 në të mirë të mysafirëve, Abrashi ka qenë protagonist absolut duke shënuar golin e dytë në këtë ndeshje, pas një gabimi të kundërshtarëve.
Sikur mos të mjaftonte goli, Amiri bëri edhe asistim në këtë takim kur në minutën e 26-të asistoi për bashkëlojtarin e tij Vadocz.
Abrashi ishte në fushë gjatë 90 minutave, ndërsa në fund u shpall edhe lojtar i ndeshjes. /Telegrafi/

