HW

Sundimi i oligarkëve përmbys imazhin e Kosovës

/ 5 minuta lexim
HW

Vazhdimi i bashkëjetesës së ngushtë dhe forcimit të lidhjeve të politikës me krimin e organizuar dhe korrupsionin mbetet një njollë e madhe, e cila assesi të pastrohet nga kjo klasë politike, e që për pasojë po sjell edhe rrënimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, krahas humbjes së besimit të qytetarëve në këtë strukturë politike, por edhe në vetë shtetin për të cilin është investuar aq shumë.

Politika e lidhur me nëntokën dhe mafinë, shkruan gazeta Kosova Sot.
“Te ne kemi një demokraci formale, ku nuk sundon ligji, por grupet, lidhjet partiake dhe krahinore, ato familjare dhe miqësitë e ndryshme. Mbi këto devijime shumë të rënda është jashtëzakonisht vështirë të luftohen dhe të eliminohen të gjitha lidhjet kriminale mbi të cilat është ndërtuar pushteti në Kosovë”, tha prof. Muhamet Kelmendi.

Vazhdimi i bashkëjetesës së ngushtë dhe forcimit të lidhjeve të politikës me krimin e organizuar dhe korrupsionin mbetet një njollë e madhe, e cila assesi të pastrohet nga kjo klasë politike, e që për pasojë po sjell edhe rrënimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, krahas humbjes së besimit të qytetarëve në këtë strukturë politike, por edhe në vetë shtetin për të cilin është investuar aq shumë.

Sipas analistëve, lidhja e politikës me mafinë dhe nëntokën kriminale, po e varros edhe atë pak imazh që ka pasur Kosova përtej kufijve të vet, si shtet i ri, sepse për vite të tëra po qeveriset nga të paditurit dhe të korruptuarit dhe në këtë situatë shpresa e vetme dhe si dritë e vogël në fund të tunelit për qytetarin mbetet pastrimi i kësaj skene politike nga lidhjet me mafio-oligarkinë, nëpërmjet ligjit të dekriminalizimit. Ndryshe kurrë nuk do të ketë ndërtim të një shteti ligjor pa pastrimin e elementeve inkriminuese, qoftë në partitë politike, qoftë të instaluarit në institucionet shtetërore.

Humbja e besimit

Mobi Casa

Analisti politik Ali Hertica thotë se e gjithë kjo mjegulli që sot paraqitet tek shoqëria kosovare, me një rrënim të vazhdueshëm të imazhit të shtetit në arenën ndërkombëtare dhe humbja e besimit është një “dhuratë”, e cila për qytetarin vjen nga vetë politikëbërësit e inkriminuat thellë në krimin ekonomik përmes lidhjeve të nëntokës kriminale, lidhje që nuk po arrin t’i shkëputë drejtësia kosovare.”Prandaj edhe qytetari e ka humbur tërësisht besimin tek fytyrat politike që për vite të tëra vetëm e kanë gënjyer votuesin e tyre, e kanë mashtruar qytetarin për plot 17 vjet, derisa qytetari ka pritur gjatë me një fije shprese në këtë klasë politike, por e gjithë kjo kohë e pritjes doli të ishte kohë e humbur”, tha Hertica për “Kosova Sot”.

Sipas tij, derisa qytetari i varfër ka pritur i qetë dhe me shpresa të thyera, oligarkët e politikës të lidhur me krimin janë pasuruar tej mase, duke shpërdoruar të gjitha të mirat e shtetit.”Politikëbërësit dhe grupet e inkriminuara të oligarkëve dita- ditës u pasuruan dhe po vazhdojnë të pasurohen me një shpejtësi marramendëse, ku tani qytetari nuk pret tjetër vetëm se është mbështetur edhe në një fije të fundit shprese, në pritje të imponimit të procesit të dekriminalizimit të politikës dhe institucioneve nga vetë faktori ndërkombëtar, për të pastruar me fund këtë klasë politike dhe institucionet nga lidhjet e tyre me grupet e oligarkëve kriminalë”, tha Hertica për “Kosova Sot”.

Kosova, lidere për korrupsion

Edhe analisti politik Hidajet Ahmeti konstaton se imazhi i shtetit të Kosovës në këto vitet pas shpalljes së pavarësisë është duke u rrezikuar seriozisht nga lidershipi qeveritar, për shkak të dështimit të vazhdueshëm në realizimin e premtimeve, për luftimin e krimit dhe korrupsionit e në favor të interesit qytetar dhe ndërtimit të shtetit. “Ndërtimi i substancës së shtetit brenda logjikës së mbrapshtë dhe frymës së krimit, korrupsionit, kontrabandës domosdo prodhon një realitet të hidhur në arenën ndërkombëtare. Në këtë kontekst jam shumë skeptik se më këtë klasë politike udhëheqëse mund të ndodhë një kthesë revolucionare, pasi që krimi e korrupsioni nuk mund të luftohet nga brenda, pasi që logjikisht i bie se kjo klasë politike duhet ta luftojë veten e praktikisht kjo nuk mund të ndodhë”, tha Ahmeti.

Ai ka theksuar se zgjidhjen e problemeve që e dëmtojnë shtetin nga brenda, por edhe nga jashtë e sheh në pavarësinë e sistemi të drejtësisë, efikasitetin, efektivitetin, transparencën dhe llogaridhënien e këtij të fundit.”Kosova është lidere në rajon për mekanizma anti-korrupsion e shkalla e krimit dhe korrupsionit është enorme. Faktikisht, në njërën anë këta mekanizma janë krijuar për rahatimin e militantëve partiakë, kurse në anën tjetër për t’u hedhur hi në sy të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve kinse po luftohen krimi dhe korrupsioni”, potencoi Ahmeti./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.