Eko Higjiena

Sulmuesi i Shqipërisë mbetet pa klub

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bekim Balaj ka mbetur pa klub, pasi Akhmat Grozny ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Në një njoftim zyrtar në rrjetin social Twitter, klubi rus ka njoftuar se nuk do t’ia vazhdojë kontratën Balajt, të cilit i uron fat dhe karrierë të gjatë, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi kuqezi do ta mbyllë aventurën me ekipin çeçen dhe nuk do t’i ofrohet rinovim, pasi kontrata e tij i skadon në qershor.

ARKATANA

Klubi ka dalë me një komunikim zyrtar ku shkruan se Balaj nuk do të vazhdojë më me Akhmatin. “Akhmati largim Milan Mohammadi dhe Bekim Balajn. Lojtarëve i skadon kontrata me klubin. Ne i falënderojmë lojtarët për vitet e kaluara te Akhmat. I urojmë fat dhe një karrierë të gjatë. Faleminderit, djema!!!“, shkruan klubi rus.

Balaj do të vihet në kërkim të një ekipi të ri në afatin kalimtar të verës. Ai ka kaluar tri vjet te klubi rus dhe vetëm në sezonin e parë ka qenë titullar fiks. 28-vjeçari është kushtëzuar dhe nga dëmtimet që kanë penalizuar karrierën e tij. Shkodrani ka shënuar 13 gola gjatë aventurës së tij në Rusi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.