Mobi Casa

Sulmuesi i shpresave Muçi ftohet nga Shqipëria për ndeshjen me Anglinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Stafi teknik kuqezi ka mbërritur që këtë të diel në kompleksin Tropikal të Durrësit ashtu si edhe një pjesë të futbollistëve të ftuar nga trajneri Edoardo Reja.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka një ndryshim të fundit në listën e Kombëtares. Sulmuesi Ernest Muçi do të vihet në dispozicion të Kombëtares A që nga dita e nesërme për dy ndeshjet e Botërorit 2022.

Mobi Casa

Lojtari i Legias së Varshavës ishte në listën e Kombëtares U-21 për ndeshjet e Europianit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, por tashmë ai do të kalojë në urdhrat e trajnerit Reja.

Në vendin e tij në Kombëtaren U-21 është thirrur Eridon Qardaku, futbollist i cili aktivizohet me Bylisin e që ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës Shpresa.

Qardaku është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit U-21, që ka nisur tashmë përgatitjet për ndeshjet e EURO 2023 ndaj Sllovenisë dhe Kosovës më 12 dhe 16 nëntor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.