ARKATANA

Sulmuesi i Kosovës ia siguron fitoren Sheffieldit me një dygolesh

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Atdhe Nuhiu ka shkëlqyer me një performancë të jashtëzakonshme duke ia siguruar fitoren Sheffield Wednesday për herë të parë në 11 vitet e fundit kunër Leeds “Elland Road” të shtunën pasdite.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, shënoi dy gola, përfshirë një në kohë shtesë, duke i ndihmuar skuadrës së vet Sheffield t’i fitojë tri pikë ndaj Leeds në udhëtim në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez, raporton Express.

Falë Nuhiut Sheffield e shijoi fitoren e parë pas plot pesë humbjeve dhe dy barazimeve në të gjitha garat.

UBT

Nuhiu realizoi për epërsinë e Sheffield në minutën e 72-të. Katër minuta para fundit të ndeshjes, Leeds e barazoi rezultatin përmes Grot dhe kur u prit që ndeshja të mbyllej baras, kosovari u shfaq sërish duke e shënuar golin e fitores në minutën e 91-të.

Sheffield zë vendin e 17-të me 41 pikë në Championship. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.