ARKATANA

Sulmuesi i Kosovës debuton për Denizlispor me gol fantastik kundër Galatasaray

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Debutimi i Veton Tushës për ekipin e parë të Denizlisporit mund të mos ketë shkuar sipas planit të mërkurën, pas humbjes së thellë 6:1 kundër gjigantit Galatasaray, por sulmuesi kosovar ka lënë mbresa duke shënuar gol.

Sulmuesi i ekipit kombëtar U19 të Kosovës Tusha debutoi me gol për Denizlispor në Superligën e Turqisë, edhe pse festën mund t’ia ketë prishur Galatasaray me disfatën turpëruese 6:1 që ia shkaktoi skuadrës së tij, raporton Gazeta Express.

18-vjeçari u thirr nga ekipi U19 në ekipin e parë të Denizispor dhe u fut në lojë nga stoli për ta shënuar atë që doli të ishte goli debutues për të dhe goli i nderit për skuadrën e tij kur Galatasaray po fitonte 3:0 në minutën e 48-të.

FIDANISHTJA

Tusha – i lindur në Kaçanik – iu bashkua Denizlisporit në vitin 2020 nga Vardari i Shkupit, duke nënshkruar marrëveshje deri në verën e vitit 2024.

Ai e ka përfaqësuar në ekipet e saj kombëtare U17 në tri ndeshje dhe U19 në tri ndeshje, po ashtu./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.