Eko Higjiena

Sulmon policët në rrugë dhe në stacionin policor

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në rrugën ”Medlin Allbright”në Gjilan ka ndodhur një sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.Sipas policisë së Gjilanit kjo ka ndodhur derisa Njësiti patrullues – sektorial që ishte në një pikë kontrolli ka ndalur veturën “Jaguar” me targa vendore , i cili në shenjën e policisë fillimisht është ndalur, por kur është urdhëruar ta largoj veturën kah skaji i rrugës, i ka dhënë veturës me shpejtësi, me të cilin rast me retrovizorin e majtë të veturës e godet në krahun e djathtë oficerin policor duke i shkaktuar lëndim trupor.

Policia tha se më vonë, i njëjti është lokalizuar dhe është sjellë në Stacionin Policor dhe gjatë vendosjes së të njëjtit në një zyre të policisë ai ka sulmuar me duar po të njëjtin zyrtar pa ndonjë arsye.

Fundamenti

Prokurori i shtetit nga PTH – DKP urdhëron ndalimin policor prej 48 orësh kurse rasti i referohet Prokurorisë. /rajonipress/