Uji Dea

Sulmon dy persona, prangoset i dyshuari

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që në parkingun e një restoranti fillimisht kishte sulmuar fizikisht e më pas kishte shtënë me armë në drejtim të viktimave mashkull shqiptar dhe boshnjak, por pa ndonjë pasojë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzhoja kalibër 7.65 mm.

Uji Dea

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole) e llojit “Zoraki” dhe një thikë. I dyshuari ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Gjilan, e më pas është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/