Sulmoj fizikisht viktimën shqiptare, prangoset i dyshuari
Gjilan – Në fshatin Jasenovik, të Novobërdës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër te prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


