Sulmoi personin zyrtar në vendin e punës, prangoset i dyshuari
Gjilan – Në rrugën “Murat kryeziu” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës viktimën mashkull shqiptar.
Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/