Hidromorava

Sulmohet zyrtari policor, arrestohen dy të dyshuar në Viti, njëri ka ikur nga vendi i ngjarjes

/ 1 minutë lexim

Viti – Raportohet se njësiti policor dhe njësiti mobil i doganës kanë ndaluar një veturë me targa vendore ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1299 boksa me cigare. Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Dy të dyshuar janë arrestuar ndërsa i dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Mobi Casa

Rasti nën hetime njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/